Yuri Kim thirrje për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese: Institucionet të vijojnë me urgjencë punën

19 Nëntor 2020 | 10:44

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta, parlamentit dhe institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë punën me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Kim thekson se udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin që u kanë shqiptarëve për drejtësi.

“Më vjen mirë të shikoj progresin drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Kanë mbetur edhe 6 javë, Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë.

Faleminderit Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin që u kanë shqiptarëve për drejtësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim në një postim në Twitter. 

Lexoni gjithashtu:

Administrativja rrëzon KED për kandidatin për në Gjykatën Kushtetuese

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026