Zbardhen planet e anarkistëve, hetuesit gjermanë: Planifikim për rrëzimin e qeverisë
Janë lënë në burg 25 personat e arrestuar në Gjermani nën dyshimin se po komplotonin rrëzimin e qeverisë.
Arrestimet e së mërkurës shënuan një nga operacionet më të mëdha anti-ekstremizëm në historinë moderne të Gjermanisë. Mbi planin e tyre kanë dalë në dritë detaje të reja.
“Ky grup që u arrestua dallohej për lidhjet e forta që kishte krijuar në mbarë vendin, me plane të organizuara për atë që kishte ndërmend të bënte dhe që pritej të kryhej përmes përdorimit të dhunës. Ata kishin në plan të vrisnin njerëz”, tha Thomas Haldenwang, kryetar i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës.
Komplotuesit thuhet se kishin në radhët e tyre ekstremistë të lëvizjes “Rajsbyrger”, e njohur prej kohësh nga policia gjermane për promovimin e racizmit dhe antisemitizmit.
Të dyshuar të tjerë vinin nga lëvizja “Qanon”, të cilët besonin se vendi i tyre ishte në duart e një “shteti paralel”. Një person i quajtur si Hajnrih i 13-të, nga një familje e vjetër aristokrate, dyshohet të ketë luajtur një rol kyç në këtë plan.
“Disa individë kishin planifikuar të merrnin personalisht disa poste, përfshirë atë të një ish-deputeti të Bundestagut përgjegjës për drejtësinë. Por krahas këtij fraksioni, që kishte projektuar një ristrukturim shtetëror, ishte edhe një krah ushtarak”, u shpreh Peter Frank, kryeprokurori federal i Gjermanisë.
Tre mijë oficerë morën pjesë në 150 operacione në mbarë Gjermaninë, me 2 persona të tjerë të arrestuar në Austri dhe Itali. Operacioni tregon ekzistencën e një kërcënimi terrorist nga ekstremistët, edhe pse mbetet e paqartë se sa i prirur ishte grupi për të çuar në fund planet e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike