Pensionistët marrin bonus, shpërblimi ruhet deri në 36 muaj
Të moshuarit po tërheqin, bashkë me pensionin edhe shpërblimin e fundvitit këtë muaj. Sipas grafikut që ka hartuar Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për të mos pasur radhë dhe probleme në sportele, pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike duhet të shkojnë ta tërheqin bonusin 5000 lekë, ditën që u është caktuar për të marrë pensionin.
Por ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë këtë muaj, kryesisht të moshuarit që jetojnë jashtë vendit, bëhet e ditur se ai do të jetë i vlefshëm për 36 muaj.
Po ashtu, ISSH, thotë se shpërblimin e fundvitit do ta marrin edhe ata individë që dalin në pension, deri në datën 31 dhjetor.
Janë 583, 400 individë, për të cilët buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion, 35 milionë dollarë. Risi e këtij viti është bonusi për invalidët, në vlerën 6000 lekë.
Fondi për shpërblimin e pensionistëve që nga viti 2021 është i garantuar në buxhet dhe nuk ka dyshime, si vitet e kaluara, kur qeveritë vendosnin në momentet e fundit nëse do ta jepnin apo jo.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh