Zbardhet dëshmia e radikalit fetar në Tiranë: Nuk kam ushtruar dhunë në familje

7 Nëntor 2022 | 10:54

Gjergj Laçi personi që u arrestua nga komisariati 4 dhe Anti-terrori ka mohuar akuzat se ndaj gruas dhe dy fëmijëve Albani dhe Sulltanin ka ushtruar dhunë.

Sipas deklarimit të tij në polici ai ka thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në familjen e tij.

Për sa i përket municionit të gjetur në banesë, Laçi është shprehur se këto i dispononte që nga viti 1997 dhe se kishin mbetur aty pa u përdorur.

Tashme gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër sociale ku do të merren në pyetje në prani të një psikologu. Pritet që nesër i arrestuari të dalë para Gjykatës së Tiranës.

Ngjarja:

Të dielën Forca e Ndërhyrjes së shpjejtë shpëtuan nga tmerri 6-vjeçar anëtarët e një familje në Tiranë. Gjergji Laçi 52 vjeç i njohur dhe me emrin Gjergj, mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur për shkak të bindjeve radikale.

Ndërhyrja e antiterrorit dhe policisë u krye në zonën e ‘5 Majit’, atje ku familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Policia sekuestroi armë të ftohta dhe fishekë, ndërsa krahas ngujimit, kryefamiljari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi i gjimnazit nga i ati.

52-vjeçari njihet si praktikant i fesë por nga ana tjetër edhe si person që konsumonte alkool.

Laçi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar nga forcat RENEA për shkak se qëllonte në ajër me automatik duke alarmuar banorët e zonës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026