Zbardhet drafti i PS për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, koha e fjalimeve kufizohet në 5 minuta

3 Mars 2026 | 16:16

Është zbardhur drafti i Partisë Socialiste për ndryshimet ne rregulloren e kuvendit. Ky draft vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi ndryshimet e propozuara nga mazhoranca.

Edhe me këtë draft numri komisioneve mbetet 11. Ndërkohë, koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve do të kufizohet në 5 minuta.

“Në nenin 19 bëhen këto ndryshime: 1. Pika 1 ndryshon si më poshtë: Neni 2 “1. Kuvendi miraton në seancë plenare ngritjen e 11 komisioneve të përhershme me emërtesat dhe fushat e përgjegjësisë si më poshtë: – Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. (Çështjet e politikave ekonomike me përqasjen ndaj tregut të përbashkët evropian, Buxhetin e Shtetit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tij, marrëdhëniet e punësimit, lirisë së lëvizjes së punëtorëve, financat publike, privatizimet dhe sistemin bankar.) – Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. (Kodet dhe ligjet duke garantuar përputhshmërinë dhe zbatueshmërinë e tyre me standardin Europian; organizimin e pushtetit gjyqësor dhe raportimin e tij, administratën e pushtetit gjyqësor; administratën publike, institucionet e pavarura në sistemin e drejtësisë.) – Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. (Çështjet e brendshme, të rendit, organizimin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare e publike, organizimin e Forcave të Armatosura dhe bashkëpunimin ushtarak; çështjet e organizimit dhe funksionimit të pushtetit vendor, emergjencat civile dhe mbrojtja nga fatkeqësitë, shërbimet sekrete.) – Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet. (Çështjet në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikat e zhvillimit të sportit.) – Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale. (Çështjet lidhur me politikat shëndetësore, sigurimet shoqërore, familjen, gruan dhe çështjet për mirëqenien sociale.) -Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. (Çështjet në fushën e energjisë, burimeve natyrore dhe biodiversitetit, infrastrukturën, industrinë dhe telekomunikacionin, rregullimin e territorit, tregtinë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet për zhvillimin e qëndrueshëm.) – Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. (Çështjet në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, çështjet lidhur me veprimtarinë e mediave audiovizive dhe informimit dhe çështjet për garantimin e lirisë së shprehjes.) – Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural. (Çështjet e bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit, çështjet e zhvillimit rural, çështjet e kontrollit dhe garantimit të sigurisë ushqimore, monitorimin e zbatimit të politikave në fushën e bujqësisë dhe të sigurisë ushqimore.)

– Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. (Çështjet e kulturës kombëtare dhe trashëgimisë kulturore; zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm; politikat për ruajtjen e identitetit kulturor e gjuhësor të diasporës dhe të pjesëmarrjes së saj në proceset politike dhe sociale në vend.) – Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme. (Çështjet e integrimit evropian, përafrimi i legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian; mbikëqyrja e zbatimit të angazhimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, mbikëqyrja e asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Shqipërinë; monitorimi i negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, politikat e jashtme, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, si dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.) – Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. (Monitorimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve të veprimit të Kuvendit; shqyrtimi dhe ndjekja e nismave të qytetarëve dhe peticioneve; realizimi dhe koordinimi, mbikëqyrja dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve nga ekzekutivi, institucionet dhe agjencitë e pavarura prej tij, përmes koordinimit të procesit parlamentar për kontrollin postlegjislativ (PLS); koordinimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.) 2. Pas pikës 3 shtohet pika 4 përmbajtje si më poshtë: “4. Kudo në Rregulloren e Kuvendit emërtesat e komisioneve të përhershme zëvendësohen sipas emërtesës së komisioneve të përhershme në nenin 19, pika 1, të këtij vendimi.”. Neni 3 Në nenin 20 pika 3 shfuqizohet. Neni 4 Në nenin 28 pika 2, fjalia e fundit “Projektligji që synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian nuk shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar” shfuqizohet. Neni 5 Në nenin 47 pika 1/1, togfjalëshi “jo më shumë se 10 minuta”, zëvendësohet me togfjalëshin “jo më shumë se 5 minuta””, thuhet veç të tjerash në draftin e PS.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026