Zbardhet kallëzimi ndaj bashkëshortit të Xhaçkës, u deponua në SPAK nga Fredi Beleri

6 Tetor 2023 | 11:46

Artan Gaçi bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka është paraqitur këtë të premte në SPAK. Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha se paraqitja e Artan Gaçit në SPAK  vjen pasi ky i fundit është kallëzuar nga Fredi Beleri.

Ky i fundit e akuzon Gaçin për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.

Fredi Beleri ka kallëzuar gjithashtu për shpërdorim detyre edhe ish-ministren e punëve të jashmt olta Xhaçkën si edhe ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goron.

“Në kallëzimin e zotit Beleri, Artan Gaçi akuzohet për dy vepra penale, për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim. Në këtë kallëzim Fredi Beleri ka kallëzuar edhe Olta Xhaçkën e cila në atë kohë mbante detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme, me akuzën për shpërdorim detyre.

Bashkë me çiftin në fjalë Fredi Beleri ka kallëzuar edhe Jorgo Goron për shpërdorim detyre. Sipas kallëzimit të zotit Beleri, Bashkia e Himarës në bashkëpunim me Olta Xhaçkën dhe me bashkëshortin  e saj Artan Gaçin kanë falsifikuar disa dokumente lidhur me një sipërfaqe toke në territorin e kësaj bashkie ku sipas zotit Beleri ish-ministrja e Punëve të Jashtme nëpërmjet regjimit martesor dhe të drejtave pasurore ka pasur përfitime të paligjshme.

Bëhet fjalë edhe për historinë ku zoti Gaçi është shpallur si investitor strategjik nga qeveria, e cila ka përfshirë politikën disa muaj më parë dhe pati edhe një iniciativë në gjykatën kushtetuese”,-tha Eni Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026