Çështja e Kosovës diskutohet në samitin e Grandas, presion për masa ndaj Serbisë

6 Tetor 2023 | 10:34

Burimet diplomatike për rel kanë bërë me dije se në samitin e kësaj të premteje në Granada të Spanjës, liderët e BE-së do të diskutojnë edhe për situatën në Kosovë dhe tensionet në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Të njëjtat burime kanë thënë se ekziston një presion nga shumë vende anëtare që të vendosen masa ndaj Serbisë.

Situata është përshkallëzuar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo kjo e fundit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Shumë liderë kanë bërë thirrje që të ulen tensionet dhe që edhe Kosova edhe Serbia të kuptojnë se normalizimi i raporteve mes tyre është po ashtu kusht për përparim drejt integrimit në BE. Këtë e ka thënë para gazetarëve edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Një ditë para samitit të BE-së në Granada, në margjina të një samiti të Bashkësisë Politike Evropiane, janë zhvilluar disa takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, por nuk është arritur që të organizohet një takim mes tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026