Zbardhet kërkesa e PS, kush janë deputetët demokratë që kërkohet të “ndëshkohen”
Partia Socialiste kërkon marrjen e masave për deputetët e opozitës që një ditë më parë bllokuan votimin e projektligjeve në parlament.
Deputetët e Partisë Demokratike që bllokuan votimin në seancë parlamentare të së enjtes do të përballen me masa disiplinore nga Komisioni i Etikës.
Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe këtë të premte ka kërkuar marrjen e masave nga Kuvendi për deputetët e pakicës parlamentare që nuk mundësuan votimin e projektligjeve në rendin e ditës.
Në shkresën dërguar Komisionit të Etikës, kërkohet marrja e mases disiplinore ndaj deputetëve Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogiani, Luan Baçi dhe Gazmend Bardhi.
Në momentin e votimit, deputetët e mësipërm me në krye Gazment Bardhin bllokuan foltoren e Kuvendit, vendet e uljes së ministrave dhe foltoren e folësve.
Shkak për këtë ishte kërkesa e Gazment Bardhit për të votuar në rendin e ditës ndryshimet në përbërjen e komisionit të posacëm të reformës zgjedhore, gjë e cila u kundështua nga shumica qeverisëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit