Zbardhet lista e 827 naftëtarëve të ARMO që përfitojnë pagën prej 40 mijë lekësh për një vit
Lista e 827 ish-naftëtarëve të ARMO që përfitojnë pagën prej 40 mijë lekësh nga qeveria është botuar në Fletoren Zyrtare.
Punonjësve, sipas vendimit të qeverisë të publikuar tashmë në fletoren zyrtare t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën nëntor 2020–tetor 2021.
Rreth një muaj më parë, pas më shumë se 40 ditësh në grevë urie për dhjetëra muaj rroga të pashlyera dhe mbylljen e rafinerisë, naftëtarët arritën një marrëveshje me qeverinë që u garantonte për një vit paga prej 40 mijë lekësh 870 naftëtarëve.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar, Sokol Dautaj është shprehur i kënaqur lidhur me marrëveshjen e arritur me qeverinë, por tha se naftëtarët duan që pagesat të fillojnë sa më shpejt pasi kanë situatë të rënduar ekonomike.
Fletorja Zyrtare
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West