Zbardhet ‘pakti mes Putinit dhe SHBA-së për t’i dhënë fund luftës’, ja kushtet e tij

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mesa duket vendimi i Putin për t’u tërhequr nga Khersoni, mund të ketë qenë një lëvizje strategjike dhe e paramenduar, si rezultat i një pakti të heshtur mes tij dhe aleteve perëndimorë. Por çfarë është ky ‘pakt’ dhe cilat janë kushtet e tij?

Javët para vendimit të papritur të Putin për t’u tërhequr nga Khersoni, autoritetet ruse dhe ato amerikane kishin shkëmbyer telefonata të gjata, pas një periudhe heshtjeje mes të dyja palëve. Më pas erdhi thirrja e amerikanëve ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për t’u ulur në bisedime me Rusinë, të cilës lideri ukrainas iu përgjigj duke thënë se Ukraina do të jetë gati të ulet në bisedime me Putin, vetëm atëherë kur cdo ushtar rus të jetë larguar nga toka ukrainase – përfshi Krimenë!

Kjo deklaratë u pa me dyshim, sidomos për shkak të pjesës së fundit, ku Zelensky duket se për herë të parë kërkon që edhe Krimea – e aneksuar që prej vitit 2014, rreth 8 vite para fillimit të luftë më 24 shkurt t’i kthehet Ukrainës. Kujtojmë se disa muaj më parë, ai kishte deklaruar se ishte i gatshëm të hiqte dorë si nga Krimea, si nga anëtarësimi në NATO nëse kjo do të nënkuptonte paqen. Tashmë qëndrimi i tij është egërsuar ndjeshëm.

- Advertisement -

Por javën e shkuar, Putini duket se ju përgjigj të paktën pjesërisht kërkesës së Zelenskit për t’u larguar, duke tërhequr forcat e tij nga rajoni i Khersonit – një vendim jo i thjesht ky, pasi Kherson është një pikë tejet strategjike për daljen në Detin e Zi por edhe për afërsinë e tij me Krimenë, të cilën gjithashtu e furnizon me ujë me anë të lumit Dnipër. Veç kësaj ushtria humbi shumë pikë në arenën globale, duke treguar qartazi dobësitë dhe paaftësitë e saj duke u tërhequr. Edhe pse ky mund të ishte vërtetë një vendim që Putin ishte i detyruar ta merrte, ka gjasa që kjo mund të ketë qenë dhe një lëvizje strategjike e tij për ta ulur Zelenskin në bisedime.

Dhe arsyeja për këtë mund të ketë qenë pikërisht një pakt mes tij dhe Perëndimit për të cilin po përflitet së fundmi në mediat ndërkombëtare.

Një prej tyre është edhe britanikja Daily Mail e cila ka botuar një deklaratë të profesorit rus dhe njeriut të afërt të Putin, Valery Solovey.

Pakti ruso-amerikan

Sipas Solovey, i cili pretendon se ka burime të afërta me Moskën, pakti i dorëzimit përfshinë disa kushte. Më i rëndësishmi prej tyre është tërheqja e plotë e Rusisë nga territori i Ukrainës, me përjashtim të Krimesë e cila do të shndërrohej në një zonë të çmilitarizuar dhe statusi i saj nuk do të diskutohet më deri në vitin 2029.

Në këmbim të kësaj, sipas Solovey, Putini dhe aleatët e tij do të shmangnin çdo lloj akuze penale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, madje ata edhe do të lejohen të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet në Rusi.

Solovey tha se propozimi ishte diskutuar midis Kievit dhe aleatëve perëndimorë përpara se t’i paraqitej rrethit të ngushtë të Putinit, i cili kishte reaguar pozitivisht ndaj idesë.

Rusia ka bërë thirrje për një kthim në tryezën e bisedimeve ditët e fundit ndërsa gjenerali amerikan Mark Milley tha këtë javë se qetësia në luftime që pritet të vijë me ardhjen e dimrit, paraqet një mundësi të mirë për bisedime.

Vetë presidenti Joe Biden gjithashtu deklaroi gjatë një tubimi për zgjedhjet afatmesme, se kjo do të jetë një mundësi e mirë ku palët mund të riekulibrojnë forcat dhe të bisedojnë për një paqe të mundshme para ardhjes së dimrit.

Presidenti Zelensky ama është zotuar më parë se nuk do të negociojë kurrë me Rusinë për sa kohë që Putin do të jetë në pushtet.

“Nëse sulmet masive me raketa mbi infrastrukturën kritike të Ukrainës, para së gjithash, termocentralet, rifillojnë, kjo do të thotë se presidenti nuk i pranon këto kushte.

Nëse nuk ka bombardime, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka gatishmëri për të pranuar ofertën për t’u dorëzuar.

Do të thotë që periudha e marrjes në konsideratë vazhdon dhe po bëhet një përpjekje për të marrë pak kohë shtesë për të vlerësuar situatën”, tha Solovey.

LEXONI GJITHASHTU: 

 






LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Mashtroi si viktimë prostitucioni për të shkuar në Angli, arrestohet e reja në Rinas

Policia Kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një 24-vjeçare shqiptare që tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e...

Çështje të reja në SPAK? Spahiu bën parashikimin: I pari politikan që arrestohet…

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se çështjet e hapura në një javë të vetme në SPAK janë ndikim i...

Rrezikojnë përditë jetën! Banorët në unazën jugore të Elbasanit ngrihen në protestë

Unaza jugore e Elbasani që është njëkohësisht segmenti kyç që bën kalimin në drejtim të juglindjes së Shqipërisë është bllokuar nga banorë të zonës. Bllokimi...

TË FUNDIT

Mashtroi si viktimë prostitucioni për të shkuar në Angli, arrestohet e reja në Rinas

Policia Kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një 24-vjeçare shqiptare që tentoi të kalonte kufirin, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e...

Çështje të reja në SPAK? Spahiu bën parashikimin: I pari politikan që arrestohet…

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se çështjet e hapura në një javë të vetme në SPAK janë ndikim i...

Rrezikojnë përditë jetën! Banorët në unazën jugore të Elbasanit ngrihen në protestë

Unaza jugore e Elbasani që është njëkohësisht segmenti kyç që bën kalimin në drejtim të juglindjes së Shqipërisë është bllokuar nga banorë të zonës. Bllokimi...

Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet Erald Shullazi

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri në kuadër të operacionit të koduar “Collaboration”, pasi ky i fundit akuzohet se shpërndante kokainë në...

Koalicion i ri me Bashën për të asgjësuar Berishën? Spahiu zbulon emrat e partive

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha pritet të hyjë në zgjedhjet lokale me një koalicion prej 6...






Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×