Zbardhet projektligji i “Financimit të partive politike”, diskutohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore

30 Mars 2026 | 12:41

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të shqyrtojë nesër projektligjin e ri “Për Financimin e Partive Politike”, i cili synon të rregullojë kushtet e financimit, transparencën dhe kontrollin e të ardhurave e shpenzimeve të subjekteve politike në Republikën e Shqipërisë.

Ky projektligj propozon rregulla strikte për burimet e lejuara dhe të ndaluara të financimit, si dhe një formulë të re për shpërndarjen e fondeve publike.

Burimet e financimit sipas Nenit 6

Sipas nenit 6 të këtij projektligji, burimet financiare dhe materiale të partive politike do të kufizohen në pesë kategori kryesore:

  1. Kuotat e anëtarësisë të paguara nga anëtarët e partisë.
  2. Dhurimet në vlerë monetare, në natyrë ose shërbime.
  3. Financimi nga Buxheti i Shtetit.
  4. Huatë ose kreditë e marra në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  5. Të ardhura të tjera të krijuara në mënyrë të ligjshme.

Ndalimet e financimit sipas Nenit 7

Neni 7 përcakton një listë të detajuar të subjekteve nga të cilat partitë politike nuk mund të pranojnë ndihmë financiare ose materiale:

  1. Subjekte të huaja: Institucione qeveritare ose joqeveritare të huaja, persona juridikë dhe fizikë të huaj.
  2. Dhuruesit anonimë.
  3. Sektorë specifikë: Investitorët strategjikë, subjektet që ushtrojnë veprimtari në lojërat e fatit, kazinotë dhe fushën e kriptomonedhave.
  4. Sektori publik dhe kontratat shtetërore: Entet dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror, si dhe personat juridikë që kanë kontrata koncesioni, PPP ose kontrata publike për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve (deri në 3 vite pas përfundimit të kontratës).
  5. Organizatat: OJF-të, organizatat fetare, sindikatat dhe organizatat e të rinjve ose fondacionet e lidhura me partitë.
  6. Individët me precedentë: Shtetasit e dënuar për korrupsion, pastrim parash, krim të organizuar, trafikim narkotikësh ose krime zgjedhore.

Përjashtim bëjnë ndihmat nga partitë ose bashkimet ndërkombëtare të partive simotra për qëllime të promovimit të të drejtave të njeriut dhe demokratizimit.

Fondi Publik dhe shpërndarja sipas Nenit 11

Financimi publik për veprimtarinë vjetore të partive do të përcaktohet çdo vit në Buxhetin e Shtetit, duke garantuar që në vitet jozgjedhore ky fond të mos jetë më i vogël se ai i vitit paraardhës. Shpërndarja e Fondit Publik do të bëhet sipas kësaj formule:

  1. 70 për qind e fondit ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit të përgjithshme.
  2. 20 për qind ndahet në mënyrë të barabartë mes partive parlamentare dhe atë që kanë marrë mbi 10 mijë vota.
  3. 10 për qind ndahet sipas përqindjes së votave për partitë që kanë kaluar pragun prej 1 për qind në shkallë vendi.

Për të përfituar këtë ndihmë financiare, partitë janë të detyruara të kenë dorëzuar raportin financiar vjetor të vitit paraardhës pranë KQZ-së. Gjithashtu, parashikohet një grant shtesë prej 5% të Fondit Publik për partitë që realizojnë aktivitete për nxitjen e barazisë gjinore dhe rolit të të rinjve në politikë.

Masa konkrete e përfitimit për çdo parti do të përcaktohet me akt të KQZ-së dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Momenti kur protestuesit hedhin vezë në drejtim të mjetit të ministrit Nufi (VIDEO)

Përplasjet dhe tensionet para godinës së Kuvendit po vijojnë prej disa orësh protestuesit kanë shënjestruar mjetet e ministrave dhe forcat e rendit. Në shënjestër ka...
12:21 | 23/07/2026

Ministrja Ismaili-opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili deklaroi sot në kuvend  se Partia Demokratike nuk ka legjitimitet moral të flasë për protestat. Ismaili...
12:18 | 23/07/2026