Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, u inskenua nga pronari të fitonte azil

1 Maj 2025 | 11:32

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit në orët e para të mëngjesit të 1 majit 2025. Sipas burimeve zyrtare, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:05, në katin e parë të banesës së shtetasit Arbër Pepa.

Fatmirësisht, në momentin e shpërthimit në banesë nuk ndodheshin persona të pranishëm dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se shpërthimi është inskenuar. Sipas informacioneve të siguruara nga policia, dyshohet se vetë pronari i banesës, Arbër Pepa, në bashkëpunim me nipin e tij, ka organizuar vendosjen e lëndës eksplozive. Qëllimi, sipas hetuesve, ishte simulimi i një sulmi për të përdorur ngjarjen si argument për kërkesë azili në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Burime policore konfirmojnë se Pepa është larguar drejt Greqisë pak para mesnate, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e tij. Në këtë kohë, dyshohet se nipi i tij ka vendosur tritolin pranë banesës.

Banorë të lagjes, në një prononcim për Euroneës Albania, konfirmojnë gjithashtu largimin nga banesa pak para se të ndodhte shpërthimi, çka përforcon dyshimet mbi skenarin e inskenuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026

Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat

Situata jashtë godinës së Parlamentit ka degraduar në konfrontim mes protestuesve dhe medias. Sipas pamjeve nga vendngjarja, nga turma janë dëgjuar thirrje për të bojkotuar...
12:58 | 23/07/2026

Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim

Tensionet brenda sallës së seancës plenare kanë vijuar, duke çuar në ndërprerjen e seancës për 5 minuta pushim. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka kërkuar...
12:53 | 23/07/2026