Zbardhet ultimatumi i Nanos për drejtuesit e policisë, 5 ngjarjet
- Ekskluzive| Nano ultimatum drejtuesve të policisë pas ankesave të qytetarëve

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano u ka tërhequr vëmendjen vartësve të tij për disa ankesa të qytetarëve ndaj punës së strukturave të uniformave blu gjatë ditëve të fundit.
Euronews Albania ka siguruar mesazhin e dërguar drejtuesve të policisë në qarqe dhe drejtuesve të departamenteve.
Nano e cilëson të papranueshme sjelljen e disa punonjësve të policisë në baze të perceptimit të qytetarëve.
Lexoni me shume: Ekskluzive| Nano ultimatum drejtuesve të policisë pas ankesave të qytetarëve
- Pjesëmarrje e ulët në protestën për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë

Qytetarët në kryeqytet janë mbledhur sërish këtë të hënë në një protestë për vrasjen e 7-vjeçares Avida në plazhin e Himarës, pasi u përplas nga skafi që drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase.
Ndryshe nga protesta e disa ditëve më parë, numri i pjesëmarrësve ishte relativisht i ulët.
Duke thirrur drejtësi për Jonadën të pranishmit kanë thënë se ultimatumi i dhënë kryeministrit ka mbaruar dhe tani kërkojnë shkarkimin e ministrave sipas tyre përgjegjës, Çuçi dhe Kumbaro.
Lexoni me shume: Pjesëmarrje e ulët në protestën për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë
- 1 milion turistë në javë, Greqia rikthehet në ‘kohët e arta’

Greqia po bëhet gati të presë deri në 1 milion vizitorë në javë në këtë sezon turistik. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Vassilis Kikilias, i cili në një intervistë për mediat greke e ka cilësuar industrinë e turizmit një faktor kyç në rritjen ekonomike të vendit, sidomos kur po afron dimri i ardhshëm.
“Këtë vit sektori i turizmit ka treguar rolin e tij thelbësor; jo vetëm duke forcuar ekonominë kombëtare, por edhe duke ofruar një mbështetje domethënëse në rrethana shumë të vështira”, deklaroi Kikilias.
Lexoni me shume: 1 milion turistë në javë, Greqia rikthehet në ‘kohët e arta’
- Emigrantët shqiptarë alarmojnë Britaninë, deputetët: Dërgojini në Ruandë
Trafikantët po mashtrojnë emigrantët nga Shqipëria që të shkojnë drejt Britanisë përpara se të zgjidhet kryeministri i ri, është ky artikulli i shkruar në median britanike ‘The Sun’ dhe jo vetëm.
Ata u thonë emigrantëve se një udhëheqës i ri do të ndalojë të gjitha kalimet me një armatë patrullash.
Kontrabandistët kanë ulur çmimin deri në 2 000 £ për person, krahasuar me 10 000 £ në muajt e kaluar. Ndërkohë çmimet për kalimin e fshehur në një kamion janë rreth 22 000 £.
Lexoni me shume: Emigrantët shqiptarë alarmojnë Britaninë, deputetët: Dërgojini në Ruandë
- Protestuesit telefonojnë ‘live’ Ramën, peticion për shkarkimin e ministrave

Protestuesit e mbledhur të hënë në Tiranë për vrasjen e 7-vjeçares Avdia, më të paktë në numër se protesta e një dite më parë e përfunduan marshimin përpara Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit përsëritën thirrjet drejtuar kryeministrit për shkarkimin e ministrave Çuçi dhe Kumbaro.
Ilirjana Kuçana, pedagoge, e afërme e 7-vjeçares telefonoi live kryeministrin Edi Rama për t’i parashtruar kërkesat e protestuesve, por ai nuk u përgjigj. Ajo lajmëroi nisjen e një peticioni online dhe fizik për t’i kërkuar kryeministrit të shkarkojë ministrat e tij.
Lexoni me shume: Protestuesit telefonojnë ‘live’ Ramën, peticion për shkarkimin e ministrave
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta