Zbardhet vrasja në Shkodër, dyshohet për tre autorë, identifikohet njëri prej tyre
Burime nga policia bënë me dije për Euronews Albania se një nga tre autorët e dyshuar për vrasjen që ndodhi sot në Shkodër është Duel Mehmedaj.
Policia tha se ka mundur të dokumentojë ngjarjen e rëndë që u regjistrua rreth orës 11:20 në fshatin Mushan të njësisë administrative Dajç në Shkodër, ku mbeti i vrarë Ridvan Hyseni (46 vjeç).
Vrasja thuhet se ndodhi “për motive të dobëta” pranë një pike karburanti ndërsa trupi i Hysenit u gjet brenda një makine.
Edhe pse në zonë ka pasur kamera sigurie, burime të policisë thanë se ato nuk kanë funksionuar në momentin e ngjarjes dhe nuk është regjistruar asgjë.
Autorët e dyshuar, të cilët mendohet të kenë qenë së paku tre persona, gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e Ridvanit dhe më pas dyshohet se ky ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Viktima, Ridvan Hyseni ishte person me precedentë penalë dhe dyshohet të jetë autor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura që prej viteve 2008-2009 në Shkodër.
Policia, e mbështetur edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA), kanë ushtruar kontrolle të shumta gjatë gjithë ditës së shtunë për të gjetur vendndodhjen e autorëve, ndërkohë që pjesë e operacionit është bërë edhe policia e Lezhës, e cila ka vendosur post-blloqe në disa rrugë kryesore hyrëse-dalëse nga Shkodra.
Lexoni gjithashtu:
Ekzekutimi në Shkodër l Policia identifikon autorët e dyshuar, zbulohet motivi
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh