Delegacioni i Kosovës do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri, në fokus zbatimi i reformës zgjedhore
Të dielën Shqipëria do të mbajë zgjedhje parlamentare. Për këtë arsye, një delegacion nga Kosova vizitoi zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në krye të delegacionit ishte kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka e cila u prit në takim nga homologu I saj në Shqipëri, Ilirjan Celibashi. Ky I fundit theksoi se takimi në fjalë shërbeu për të ndarë eksperiencën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Diskutuam së bashku mbi procesin zgjedhor në tërësi dhe me problematikat e këtyre proceseve kryesisht në Shqipëri por dhe për të gjitha ato informacione që lidhen me suksesin e procesit zgjedhor në Kosovë, të cilën dua ta them që është një rast shumë i mirë për ne KQZ-në e Shqipërisë, që të ndanim eksperiencën shumë pozitive të mirë, të procesit zgjedhor në Kosovë”, tha kryetari i KQZ-së në Shqipëri.
Zbatimi në praktikë i reformës zgjedhore në Shqipëri do të jetë në fokus të vizitës së delegacionit të Kosovës.
“Ne erdhëm që të vëzhgojmë zgjedhjet në Shqipëri dhe gjithsesi të shohim ato risit të cilat u futen në kodin zgjedhor të Shqipërisë dhe për të cilat ne kemi një interes të jashtëzakonshëm, pra është identifikimi biometrik për herë të parë do të implementohen në Shqipëri dhe ne kemi shpreh interesin që të shohim mënyrën”, u shpreh Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së në Kosovë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpreson se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës të shpallen brenda 48 orëve, ndërsa ato për kandidatë tha se do të marrin më shumë kohë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta