Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion, arrestohen 3 shtetase të huaja në Tiranë

12 Qershor 2026 | 12:01

Janë zbuluar këtë të premte tre apartamente ku ushtrohej veprimtari e paligjshme e ushtrimit të prostitucionit.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë tre shtetase nga Kina dhe Vietnami, të cilat kishin marrë shtëpi me qira në rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”, ndërsa janë proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë për veprën penale të prostitucionit.

Në pranga kanë rënë Kuifang SHAO, 39 vjeçe, Wufeng Gong, 42 vjeçe dhe Thi Ngoc Linh Vo, 43 vjeçe.

“Si rezultat i punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin e rasteve të vënies së ambienteve të marra me qira, në dispozicion të ushtrimit të prostitucionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Flats”, gjatë të cilit u goditën 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie. Për rastet u arrestuan:

-shtetaset kineze, K. S., 39 vjeçe dhe W. G., 42 vjeçe, pasi dyshohet se secila kishte marrë me qira, një apartament në Rrugën e Elbasanit, për të ushtruar prostitucion;

-shtetasja vietnameze, T. (N. L.) V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se kishte marrë me qira, një apartament në rrugën “Vangjush Furxhi”, për të njëjtin qëllim.

Në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të enjte në lagjen “Mark Lula”. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:30,...
14:17 | 09/07/2026

Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Sipas informacioneve paraprake, krimi...
14:02 | 09/07/2026

Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se strukturat e Policisë po hetojnë një aktivitet të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike,...
13:58 | 09/07/2026