Zbulohen dy raste vjedhjesh në Durrës, identifikohen autorët dhe vihen në pranga

7 Mars 2025 | 10:38

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një vjedhje me dhunë në një dyqan pajisjesh elektronike, në lagjen nr. 4, Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e Spiro Dedes 44 vjeç. Ai ka kanosur me mjet prerës thikë, punonjësin e dyqanit, dhe ka marrë aty pajisje elektronike.

Po gjatë operacionit “Fast’, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Policia ka kapur dhe vënë në pranga dhe autorin e dyshuar të 2 vjedhjeve të ndodhura në një market në lagjen nr. 10 dhe në një automjet në lagjen nr. 12. Lidhur me këtë rast, është bërë i mundur arrestimipo ashtu  i Edison Shqarthit, 35 vjeç, banues në Durrës.

35 vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për vjedhje dhe dilte për të kryer vjedhje përsëri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026