Zbulohen mesazhet e autorit të vrasjes së Kirk, planifikim në detaje për eleminimin

17 Shtator 2025 | 08:34

Dokumente të reja gjyqësore të publikuara të martën nga Prokuroria e Qarkut Utah hedhin dritë mbi ngjarjen tronditëse ku dyshohet se aktivisti konservator Charlie Kirk është vrarë nga Tyler Robinson, një i ri nga Orem, i cili sipas akuzave ka planifikuar ngjarjen në detaje dhe e ka ndarë këtë plan me shokun e tij të dhomës përmes mesazheve tekstuale.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, shoku i dhomës përshkruar nga prokurorët si “një mashkull biologjik në marrëdhënie romantike me Robinson” ka bashkëpunuar me autoritetet dhe ka dorëzuar një seri mesazhesh si dhe një shënim të gjetur nën tastierën e Robinson-it.

Në shënim thuhej:

“Kisha mundësinë ta eliminoja Charlie Kirk-un dhe do ta bëj.”

Mesazhe që implikojnë planifikim të qëllimshëm

Transkriptimet e datës 10 Shtator 2025 përmbajnë dialog të drejtpërdrejtë mes Robinson dhe partnerit të tij, ku përmendet përdorimi i një snajperi, vendndodhja e armës, dhe ndjenja e Robinson mbi motivin:

Robinson:

“Jam unë. Më vjen keq.”

“Isha lodhur nga urrejtja e tij. Disa urrejtje nuk mund të negociohen.”

Në një mesazh tjetër, ai përshkruan snajperin si armë të trashëguar nga gjyshi, dhe e pranon se ka ndërmarrë masa për të shmangur identifikimin:

“E lashë në një pemë kur ndryshova rrobat. Nuk kisha mundësi ta merrja atëherë. Ndoshta duhet ta braktis…”

Provë kyçe në hetim, mesazhet dhe snajperi

Policia ka konfirmuar se snajperi është gjetur dhe është nën analizë forenzike. Një foto e shënimit të gjetur është përfshirë në dosjen e provave, dhe pritet të jetë dëshmi kyçe në procesin gjyqësor.

Në mesazhet e tij, Robinson i kërkon partnerit të fshijë gjithçka dhe të mos bashkëpunojë me median, duke lënë të kuptohet se ishte i vetëdijshëm për pasojat ligjore:

Robinson:

“Të lutem mos fol me median. Mos jep intervista apo komente. Nëse ndonjë polic të pyesë, kërko një avokat dhe ruaje heshtjen.”

Reagime dhe statusi i hetimeve

Autoritetet nuk kanë dhënë ende deklaratë zyrtare mbi statusin e snajperit apo të hetimit të përgjithshëm. Ende nuk është bërë e ditur nëse Robinson ka dhënë një rrëfim zyrtar apo nëse pritet një gjykim publik.

Ndërkohë, figura të njohura nga spektri politik amerikan, përfshirë mbështetës dhe kundërshtarë të Charlie Kirk, kanë reaguar në rrjetet sociale ndërsa mediat kombëtare po ndjekin rastin nga afër për shkak të implikimeve të mundshme politike dhe shoqërore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026

Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën

Brazili ka tërhequr ambasadorin e tij nga Buenos Aires pasi presidenti argjentinas Javier Milei kritikoi udhëheqësit dhe gjyqësorin brazilian, thanë të dielën dy burime të...
18:55 | 26/07/2026

Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet

Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëve të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, teksa Uashingtoni u përmbajt nga sulmet ndaj Iranit...
18:34 | 26/07/2026