Zbulohet një dhomë tjetër torturash në Ukrainë
Një dhomë tjetër torture, të cilën rusët e kishin ngritur në një bodrum, u zbulua nga policia ukrainase në fshatin Pisky-Radkivskyi në Kharkiv.
“Një dhomë tjetër torturash e pushtuesve rusë. Kur ushtarët rusë hynë në fshat, ata i dëbuan vendasit nga shtëpitë e tyre dhe u vendosën vetë atje”, thuhet në mesazhin e Policisë së Ukrainës në rrjetet sociale.
Në dhomën e torturës, pushtuesit i mbanin banorët vendas në kushte çnjerëzore. Aty banorët u frikësuan, u rrahën dhe u keqtrajtuan. Forcat ruse kishin ngritur dhe 10 dhoma torturash në Izium, shkruajnë mediat greke.
Izium së fundmi u bë i njohur në të gjithë botën pasi u gjet një varr masiv që përmbante qindra viktima të lëna pas nga pushtimi rus.
Izium i vendosur në rajonin e Kharkivit u pushtua nga pala ruse në muajt e parë të luftës.
Megjithatë, më 10 shtator, pas kundërsulmit të suksesshëm të Ukrainës, ai kaloi përsëri në duart e ukrainasve.
Tërheqja ruse i mundësoi palës ukrainase të publikonte provat që tregonin se civilët ishin torturuar.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng