Zbulohet një version i ri i Omicron
Shkencëtarët kanë zbuluar një version të ri të variantit Omicron të COVID-19, i cili është më i transmetueshëm se fillestari. Ky version quhet BA.2.
BA.2 po përhapet nëpër botë, por në Shqipëri nuk është identifikuar ende. Këtë e bëri të ditur në emisionin Sot, epidemiologu Ilir Alimehmeti.
Në disa vende të botës përhapja e Omicron ka sjellë shifra të larta infektimesh si edhe shtim të shtrirjeve në spital.
Inxhinieri Genci Baki dhe një pasqyrim të situatës së COVID në Japoni, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Sot.
Në Japoni është vaksinuar 80% e popullatës, megjithatë vendi nuk po planifikon të lehtësojë masat, sipas Bakit.
“Në Japoni ndalohet hyrja e të huajve të pavaksinuar, deri në fund të shkurtit”, informoi Baki.
Ndërsa virologu Arban Domi nga SHBA thotë se në Amerikë shtrimet në spital janë më të larta seç raportohen.
Izraeli, nga ana tjetër, po lehtëson masat për shkak të vaksinimit masiv dhe pavarësisht përhapjes së lartë të Omicron.
Kështu informoi Felisita Yakoel nga Izraeli, ndërsa tha se “green pass do të lihet vetëm për grumbullimet”.
Megjithatë, problematike në Japoni është përhapja e nënvariantit BA.2 të Omicron.
BA.2 u identifikua për herë të parë në dhjetor të 2021, dhe që atëherë është përhapur në 49 vende të botës.
Sipas studimeve të deritanishme, BA2 ka përhapje më të lartë se varianti fillestar i Omicron, por nuk është më i rëndë.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit