Zbulohet pas 196 vjetësh shkaku i vdekjes të gjeniut Beethoven

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ludwig van Beethoven ka gjasa të ketë vdekur nga problemet në mëlçi. Është ky përfundimi i studimit të fundit të sekuencave të ADN-së, që synonte të zbulonte se si vdiq muzikanti.

Analiza gjenetike nuk mund të sqarojë 100% shkaqet e vdekjes së artistit, apo atë të humbjes së dëgjimit, por ka zbuluar se ai kishte çrregullime gastrointestinale, se ishte infektuar me hepatit B dhe se kishte një sëmundje gjenetike në mëlçi.

Këta faktorë, bashkë me konsumimin e rregullt të alkoolit, shkaktuan vdekjen e tij në moshën 56-vjeçare.

- Advertisement -

“Ai kishte një sëmundje në mëlçi që duket se ishte zhvilluar në 6 ose 7 vitet e fundit të jetës së tij. Ajo u evidentua për herë të parë në 1821-shin, shoqëruar me një zverdhje dhe u rishfaq në dimër të 1824-s dhe në 1825-n me rrjedhje gjaku nga hundët. Në pranverë të 1825-s, ai tha se kishte vjellë gjak dhe kjo është një tregues i cirrozës, që çon në një përkeqësimin e sëmundjes së tij në mëlçi”, tha studiuesi, I Universitetit tw Kembrixhit, Tristan Begg.

Veç kësaj, ADN-ja e Beethoven përmbante një tjetër surprizë: Kromozomi i tij Y nuk përputhet me atë të 5 pasardhësve që bartin mbiemrin e tij dhe kanë të njëjtin paraardhës atësor.

Me fjalë të tjera, kjo tregon për një lidhje jashtëmartesore diku përgjatë brezave në anën atërore të Beethoven.

Ndërsa humbi dëgjimin nga fundi i të njëzetave, kompozitori shkroi se dëshironte që shkencëtarët të zbulonin shkakun, një kërkesë që nuk ka rënë në vesh të shurdhët.

LEXO GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Lejohet të dalë nga shtëpia”, zbardhet vendimi i gjykatës që liroi Saimir Tahirin

Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Në vendimi...

“Saimir Tahiri u lirua të hënën”- Ish-drejtuesi i policisë bën deklaratën e fortë

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania ku foli në lidhje me lirimin nga burgu...

Flet avokati i Saimir Tahirit: E ka gruan sëmurë, do kujdeset për fëmijët

Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri tha në një komunikim me mediat bashkëshirtja e tij për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të...

TË FUNDIT

Lirimi i Saimir Tahirit, Berisha: Urdhëri i Ramës, ultimatumit i erdhi fundi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lirimin nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë një konference për media, Berisha u...

Përmbytjet në Emilia Romagna në Itali, Bashkia e Tiranës jep 100 mijë euro ndihmë

Bashkia e Tiranës, me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, ka akorduar 100 mijë euro ndihmë për Rajonin e Emilia Romagnas në Itali, për lehtësimin...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×