Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët

7 Maj 2024 | 15:58

Euronews Albania ka siguruar recetën e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për kurimin e shtetases Alma Arrazi, 39-vjeçares e cila u vetëvra bashkë me fëmijët duke u hedhur në ujërat e lumit Bunë.

Receta për kurim nga probleme të shëndetit mendor mban datën 3/10/2022.

Shkak për këtë ngjarje të rendë dyshohet të jetë bërë dhuna e vazhdueshme në familje dhe nisja e një lidhjeje jashtëmartesore nga bashkëshorti i saj 31-vjeçar, shtetasi Erdgys Arrazi.

Pas më shumë se 72 orë kërkimesh, operacioni i kërkimit gjeti trupat e nënës dhe 3 fëmijëve.

Pritet që trupat e viktimave t’i nënshtrohen ekspertizës për të vertetuar nëse mbi ta ka shenja dhune.

Kujtojmë që fillimisht u gjend trupi i vajzës së madhe të familjes Arrazi nga një peshkatar në zonën e Darragjatit, ndërsa një ditë më parë u bë i mundur edhe lokalizimi dhe nxjerrja e trupit të vajzës tjetër.

Kërkimet e polumbarëve të RENEA gjetën këtë të martë trupin e 3 vjeçarit në afërsi të fshatit Zues, disa kilometra larg trupit të së motrës që u gjet një ditë më parë në Dajlan, ndërsa në mesditë kanë nxjerrë nga uji në afërsi të fshatit Oblikë edhe trupin e nënës 39- vjeçare, e cila u hodh në ujrat e lumit Buna mbrëmjen e datës 2 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026