Zbulohet skema e Hamasit, si pagojnë terroristët 30 mijë punonjës?

7 Gusht 2025 | 19:29

Pothuajse dy vite pas fillimit të luftës me Izraelin, Hamasi vijon të funksionojë si një strukturë administrative, duke realizuar pagesa për mbi 30 mijë nëpunës civilë, edhe pse infrastruktura e tij shtetërore dhe financiare është thuajse e shkatërruar.

Sipas një raporti të publikuar nga BBC, çdo dhjetë javë, punonjësit civilë të Hamasit marrin një pjesë minimale të pagës së tyre mujore rreth 20 për qind përmes një sistemi të fshehtë dhe të koduar shpërndarjeje.

Në mungesë të një sistemi bankar funksional në Rripin e Gazës dhe nën kërcënimin konstant nga sulmet izraelite, shpërndarja e rrogave është kthyer në një proces të rrezikshëm. Sipas dëshmive, marrësit e pagave njoftohen përmes mesazheve të koduara që i drejtojnë drejt të ashtuquajturave “takime çaji” në pika të ndryshme në Gaza, ku marrin një zarf me para nga persona të panjohur.

Një mësues dhe punonjës i Ministrisë së Çështjeve Fetare, i identifikuar si “Alaa” për arsye sigurie, tregoi për BBC se çdo herë që shkon për të tërhequr pagën, i thotë lamtumirë familjes, duke qenë i vetëdijshëm për rrezikun. Ai përshkroi sesi pas dy muajsh e gjysmë pa pagesë, mori vetëm 200 dollarë të përdorshëm nga një shumë fillestare prej 1,000 shekelësh, të cilat ishin në formë kartëmonedhash të vjetra e të dëmtuara.

Hamasi akuzohet gjithashtu se favorizon anëtarët dhe mbështetësit e tij në shpërndarjen e ndihmave ushqimore, duke nxitur zemërim në mesin e popullatës së zakonshme të Gazës.

Megjithëse një pjesë e konsiderueshme e strukturës së tij financiare është asgjësuar, sipas burimeve të BBC-së, para sulmit të 7 tetorit 2023, Hamasi kishte ruajtur rreth 700 milionë dollarë dhe qindra miliona shekel në tunele të nëndheshme, të kontrolluara nga liderët e vrarë të grupit, Yahya dhe Mohammed Sinëar.

Financimet për Hamasin kanë ardhur tradicionalisht nga disa burime, përfshirë taksat e vendosura mbi importet në Gaza, fondet nga Katari, si dhe ndihma të konsiderueshme nga Irani për krahun ushtarak të tij, Brigadat Al-Qassam. Po ashtu, një zyrtar i Vëllazërisë Myslimane konfirmoi se rreth 10% e buxhetit të organizatës shkon për Hamasin.

Ndërkohë, në tregjet e Gazës janë rritur ndjeshëm çmimet për mallrat bazë. Një pako cigaresh, që përpara luftës kushtonte 5 dollarë, tani arrin deri në 170 dollarë. Ky fenomen dyshohet të jetë një tjetër formë e të ardhurave për Hamasin, përmes shitjes së mallrave të kontrabanduara.

Situata humanitare në Gaza mbetet dramatike, me civilët që përballen me uri, mungesë ndihmash dhe pasiguri ekstreme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026