Zbulohet tjetër lokal me lojëra fati të paligjshme në Tiranë, në pranga administratori
Policia vijon operacionet kundër lojërave të fatit të paligjshme, ndërsa këtë të shtunë është zbuluar një tjetër rast në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojërave”.
Gjatë kontrolleve në një lokal në rrugën “Kajo Karafili”, është konstatuar se ambienti ishte përshtatur për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, përmes makinetave elektronike dhe tavolinave të pokerit.
Si rezultat i operacionit, janë sekuestruar 4 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri si dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të paligjshëm ndërsa është arrestuar administratori i lokalit, 38-vjeçari Fabion Karkanaqe, banues në Tiranë.
Sipas policisë, kontrollet në kuadër të këtij operacioni vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës