Zbuloi thesarin 1500-vjeçar, norvegjezi rrëfen emocionet në Euronews: U shtanga

12 Shtator 2023 | 11:23

Detektuesi i metaleve me vlerë, Erlend Bore, ka bërë zbulimin e një thesari me vlerë në Norvegji, pasi ka gjetur monedha 1500 vjeçare, disa prej të cilave datojnë që nga rënia e Perandorisë Romake

Bore, në një intervistë për “Goodmornings Albanians”, nga Norvegjia zbuloi emocionet që përjetoi për zbulimin e thesarit.

Ai tha se shkoi në zonën për të kryer kërkimet pasi gjithmonë i kishte pëlqyer natyra aty.

Pasi mori leje Bore nis kërkimet dhe e gjeti rastësisht thesarin vetëm 15 cm poshtë disa gureve në kokë.

“U afrova në një fermë, në zonën e Renie, ku i mora leje edhe pronarit të fermës, për të bërë kërkimet e mia me detektuesin. E zgjodha këtë vend sepse e dija që nga fëmijëria që është një vend i bukur, mora edhe leje nga fermeri, kështu që vazhdova kërkimet. Kam qënë duke kërkuar për rreth 2 orë në të njëjtën zonë, më pas shkova tek fermeri i thashë që nuk kam gjetur asgjë dhe më duhej më shumë kohë. Kur po kthehesha pata një ndjesi se diku aty kishte diçka, në të djathtën time pashë disa shkëmbinj dhe mendova se ishte një vend i mirë për të kërkuar poshtë tyre. Menjëherë afrova detektuesin tim aty dhe bëi një zhurmë të fortë për pak sekonda.”- tha Bore.

Ai së bashku me mikun e tij fermer ngelën të habitur kur kuptuan se kishin gjetur një thesar të vërtetë.

“Të gjithë ne, unë, fermeri, ishim ulur në karrige dhe tham uau, ishim të shtangur nga ky lajm dhe për 7 sekonda po shihnim njëri tjetrin për shkak të habisë dhe emocioneve. Fermeri me një buzëqeshje në fytyrë më pa dhe më tha: ‘Ti ke zbuluar një thesarë ari!’”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026