Zbuten tensionet Turqi-Greqi, çfarë u vendos në takimin Erdogan dhe Mitsotakis
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilluan një takim kokë më kokë dhe ranë dakord të shfrytëzojnë “momentin e duhur” për përmirësimin e marrëdhënieve, i krijuar pas tërmeteve që goditën Turqinë më herët gjatë vitit.
Erdogan dhe Mitsotakis e mbajtën takimin dypalësh në kuadër të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë dhe atmosfera e tij ishte pozitive – raportoi zyra e shtypit e Presidencës turke.
Sipas një njoftimi për shtyp, dy liderët ranë dakord se është në përfitim të dy vendeve që klima e krijuar në muajt e fundit sa i takon marrëdhënieve dypalëshe të ketë vazhdimësi dhe qëndrueshmëri.
Erdogan dhe Mitsotakis ranë dakord që si fqinjë të aktivizojnë kanale të shumëfishta komunikimi në një të ardhme të afërt dhe të mbajnë takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë në Selanik në vjeshtë.
Presidenti dhe kryeministri u kërkuan ministrave të Jashtëm përkatës, të cilët i shoqëronin në samit, të menaxhojnë këtë proces dhe të raportojnë për progresin e tij.
“Krerët e shteteve theksuan se mezi presin të intensifikojnë kontaktet në të gjitha nivelet, për të krijuar një klimë besimi dhe kushtet që do të çojnë drejt përmirësimit të marrëdhënieve greko-turke”, vijon komunikata.
Në një deklaratë për mediat, edhe Mitsotakis u shpreh në të njëjtën linjë. “Ne kemi dallime të theksuara, por mund të biem dakord për një udhëzues përmes të cilit mund të zgjidhin këto dallime gjeopolitike si caktimin e kufijve të zonave detare, atë të zonave ekskluzive ekonomike dhe kontestet në detin Egje dhe në lindje të Mesdheut”, tha Mitsotakis.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar