Zëdhënësi i presidencës: Janë keqpërdorur të dhënat e Metës, kërkojmë hetim ndërkombëtar

29 Prill 2021 | 19:48

Këshilltari i Presidentit të Republikës për media, Tedi Blushi, pretendon se disa persona, të cilët sipas tij janë identifikuar tashmë kanë keqpërdorur të dhënat telefonike të z. Meta, dhe më pas kanë dërguar mesazhe me “përmbajtje fyese” tek qytetarët.

“ Në emër të Presidentit të Republikës, Ilir Meta dënoj me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të Kryetarit të Shtetit, nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve”, thuhet në deklaratën e bërë për media.

Presidenca në reagimin e saj thotë se keqpërdorimi i numrit të z. Meta përbën një skandal dhe për këtë do të kërkohet hetim i menjëhershëm ndërkombëtar.

“Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikës do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s”, sqaroi presidenca.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026