Zëdhënësja e KQZ: Në 100 qendra votimi probleme me identifikimin biometrik, procesi po vijon manualisht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë deklaratën e parë për procesin zgjedhor të 25 prillit. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj është shprehur se disa komisionerë nuk kanë marrë pjesë në trajnime.
Ajo theksoi se KQZ po përpiqet të zgjidhë problematikat sa më shpejt, duke iu referuar këtu edhe problemeve teknike me identifikimin biometrik. Zonja Hoxhaj tha se janë rreth 100 qendra votimi, të cilat nuk ka qenë të pajisur me operatorë për shkak se ndodhen në zonat e thella dhe procesi i votimit ka vijuar manualisht.
“Ka pasur disa qendra votimi që nuk kanë qenë të pajisura me operator. Këto janë qendra votimi në zona të thella ku infrastruktura ka qenë e vështirë. S’ka pasur operatorë për pajisjen elektronike. Por megjithatë, s’ka pasur probleme. Janë rreth 100 qendra votimit pa operatorë dhe ka filluar votimi si gjithmonë”, tha zëdhënësja e KQZ.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës