Zekthi: Opozitë pa moral, Lela: Vetëm në Kuran e Bibël ka zgjidhje të tilla

21 Nëntor 2022 | 22:53

Gazetarët Fitim Zekthi dhe Alfred Lela u përplasën në “Now me Erla Mëhillin” duke diskutuar për protestën e opozitës që do të zhvillohet më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur liderët e Bashkimit Europian do të takohen me ata të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

“Fakti që Shqipëria qeveriset keq, që Shqipëria ka këto probleme të rënda nuk e legjitimon një subjekt politik që ka gjuajtur me leva, që ka sharë natë e ditë, nuk i bën protestat për shqiptarët dhe nuk fiton kurrë,” – u shpreh Zekthi.

Lela e kundërshtoi Zekthin duke thënë se Berisha mund të dalë në protestë dhe të mbartë shqetësimet e shqiptarëve aq sa i mban pesha e tij politike.

“Vetëm në librat fetar ka zgjidhje të tilla zotëri. Në Bibël e Kuran ka zgjidhje të tilla,” – u shpreh Lela duke iu përgjigjur tezës së Zekthit se politika duhet të ketë moral.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026