Zelanda e Re sanksione shtesë ndaj institucioneve financiare ruse

19 Prill 2022 | 11:21

Zelanda e Re ka vendosur sanksione të reja ndaj disa institucioneve financiare ruse, përfshirë edhe Bankën Qendrore të vendit, njoftoi në një deklaratë të martën Ministrja e Jashtme Nanaia Mahuta.

Sanksionet synojnë 18 organizata financiare që supozohet se financojnë forcat ruse për pushtimin e Ukrainës, tha Mahuta.

“Me këtë raund të fundit sanksionesh, Zelanda e Re po i bashkohet vendeve në mbarë botën që kanë vendosur dënime të rënda ndaj Presidentit Putin dhe sistemit që financon pushtimin e tij të paligjshëm të Ukrainës”, deklaroi ajo.

18 organizatat e sapo-sanksionuara janë: Bank Rossiya, Bank Otkritie, Banka e Detit të Zi për Zhvillim dhe Rindërtim, Banka Qendrore e Federatës Ruse, Banka e Kreditit e Moskës, Gazprombank, GenBank, Banka e Kursimeve Industriale, Novikombank, Rusia Agriculture Banka, Banka Kombëtare Tregtare Ruse, Fondi i Investimeve Direkte Ruse, Sberbank, Sovcombank, SMP Bank, Vnesheconombank, VTB.

Gjatë muajit të kaluar, Zelanda e Re lëshoi një sërë sanksionesh kundër subjekteve dhe individëve rusë, duke përfshirë  presidentin Vladimir Putin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Në prag të samitit të NATO-s në Ankara, sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, tha të hënën se anëtarët evropianë dhe Kanadaja janë në...
20:06 | 06/07/2026

15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor

Të paktën 15 punëtorë u vranë në shembjen e një miniere ari në Sudanin verior të hënën, tha një kompani shtetërore. Kompania Sudaneze e Burimeve...
19:32 | 06/07/2026

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026