Zelenski: 60 mln tonë drithë mund ‘të ngecë’ në Ukrainë deri në vjeshtë

5 Korrik 2022 | 13:08

Deri në 60 milionë tonë drithë mund të ngecen në Ukrainë deri në vjeshtë nëse vendi vazhdon të përballet me eksporte të bllokuara, u tha gazetarëve në Kiev të hënën presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

“22 milionë tonë janë bllokuar tani, tha Zelenski. – Ne gjithashtu presim rreth 60 milionë tonë në vjeshtë. Atëherë do të jemi në një situatë vërtet të vështirë, shumë të vështirë”.

Presidenti tha gjithashtu se po punonte me Kombet e Bashkuara në përpjekje për të hapur një korridor të sigurt që do të lejonte Ukrainën të eksportonte grurë nga portet e saj të Detit të Zi.

“Ne jemi të interesuar për këtë si eksportues. Ne jemi të interesuar për këtë, që fermerët tanë të vazhdojnë të punojnë për vitin e ardhshëm, për të korrat e ardhshme. Për ta bërë këtë, ne duhet të eksportojmë gjithë këtë drithë, elb, grurë, misër”, tha Zelenski.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026

Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit

Vahid Aberi, një 39-vjeçar nga Liverpuli me dyshtetësi britaniko-iraniane, është akuzuar për spiunazh në favor të Iranit nga një gjykatë në Londër. Ai akuzohet se...
20:35 | 17/07/2026

SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit

Administrata amerikane ka njoftuar Izraelin se do të dërgojë dhjetëra avionë të tjerë furnizues me karburant në vend, në një kohë kur rriten shqetësimet për...
20:31 | 17/07/2026