Zelenski do t’i drejtohet samitit të G7-s, teksa raketet ruse godasin Ukrainën

27 Qershor 2022 | 07:19

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, pritet t’u drejtohet me një fjalim liderëve të G7-s, ku do të kërkojë dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë.

Kievi dhe qytete të tjera të Ukrainës kanë pësuar bombardime të shumta nga forcat ruse në fundjavë, duke vrarë të paktën një person.

Në Ukrainën lindore, Rusia ka marrë kontrollin e plotë të Severodonetsk dhe po synon Lysychansk aty pranë, shkruan BBC.

Të dielën, Zelenski tha se shtyrja e dërgesave të armëve ishte “një ftesë për Rusinë për të goditur përsëri dhe përsëri”.

Ai bëri thirrje gjithashtu për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Partnerët duhet të lëvizin më shpejt nëse janë vërtet partnerë, jo vëzhgues”, tha ai.

Lufta në Ukrainë është në krye të agjendës së G7 dhe vendet do të ofrojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Kievin dhe do të vendosin më shumë sanksione ndaj Moskës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026