Zelenski i kërkon Perëndimit të dëbojë turistët rusë
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë të gjithë vizitorët rusë.
Rusët duhet të “jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”, tha Zelensky për The Washington Post.
Një ndalim i tillë, argumentoi ai, do të ishte më efektiv sesa sanksionet aktuale, të cilat ndalojnë linjat ajrore ruse dhe zyrtarët e lidhur me Kremlinin.
Rusët ende mund të marrin viza për BE dhe SHBA.
Thirrja e Zelenskit mund të marrë vetëm mbështetje të kufizuar, pasi Rusia – pavarësisht sanksioneve – ka lidhje të gjera biznesi globale dhe turistët rusë janë ende të mirëpritur në destinacionet e pushimeve si Egjipti, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Por të martën, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas shkroi në Twitter: “Ndaloni lëshimin e vizave turistike për rusët. Të vizitosh Evropën është një privilegj, jo një e drejtë njerëzore”.
Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm Letonez Edgars Rinkevics i tha uebsajtit Politico se vendet e BE-së duhet të kufizojnë lëshimin e vizave për rusët, me një përjashtim për arsye humanitare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Jo takimit Putin-Zelensky, Kremlini refuzon propozimin e Erdogan
- S’ka bisedime nëse Rusia mban referendume në zonat e pushtuara, thotë Zelenski
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar