Zelenski-rusëve: Nëse heshtni për luftën, atëherë jeni fajtorë

15 Gusht 2022 | 08:55

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar pamje të asaj që e përshkroi si pasojat e bombardimeve ukrainase ndaj impiantit hidroelektrik Kakhovka.

Tre nga gjashtë turbinat e impiantit thuhet se janë fikur. Për rrjedhojë, problemet me gjenerimin e energjisë dhe shkarkimit të ujit do të prekin sistemet e ftohjes së impiantit bërthamor të Zaporizhias.

Ukraina dhe Rusia vazhdojnë të ngrenë shqetësimin e tyre për bombardimet rreth centralit atomik. Ndërkohë, banorëve që jetojnë në zonat përreth u kujtohet katastrofa e Cernobillit.

“Nuk ka asgjë pozitive në atë që po ndodh. Nuk e dimë kur do të përfundojë”, thotë Anastasiya Rudenko, banore e Zaporizhias.

“Njerëzit janë nervozë, pasi centrali është afër. Shpesh herë era fryn në drejtimin tonë, ndaj dhe rrezatimet vijnë menjëherë tek ne dhe më pas përfundojnë në ujë”, u shpreh Viktor Shabanin, një tjetër banor i Zaporizhias.

Në fjalimin e tij të fundit, gjatë orëve të natës, presidenti Zelensky akuzoi rusët që nuk flasin kundër luftës si bashkëpunëtorë të konfliktit.

“Nuk ka rëndësi ku jeni, në territorin rus apo jashtë tij, zëri juaj duhet të jetë në mbështetje të Ukrainës dhe kundër kësaj lufte”, theksoi Zelenski.

Ndërkohë, anija e parë me drithëra me destinacion Etiopinë është nisur nga porti i Odesës, në detin e Zi.

Anija me emrin “Komandanti Guximtar” po transporton 23 mijë tonelata grurë. Etiopia është një nga 5 vendet që po përjeton krizën e urisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026