Zelenski thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë
Të enjten, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski bëri thirrje për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë gjatë një fjalimi virtual në parlamentin australian.
Zelenski paralajmëroi për implikime të mëdha në sigurinë globale nëse Rusia nuk ndalet dhe foli gjithashtu për atë që do të ndodhë pas luftës, duke u bërë thirrje kombeve dhe kompanive që të investojnë në restaurimin e Ukrainës.
Zelenski u fokusua veçanërisht për zhvillimin e porteve dhe qyteteve në Detin e Zi.
Australia ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 500 individëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë oligarkë me lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin, si dhe Ministrinë e Financave të Rusisë.
Qeveria australiane ka ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën dhe gjithashtu ka njoftuar ndalimin e eksporteve të aluminit dhe mineralit të aluminit në Rusi.
Rusia mbështetet nga Australia me gati 20% të nevojave të saj për alumin, sipas qeverisë australiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania