Zelenski u kërkon ushtarëve rusë të tërhiqen nga lufta në Ukrainë

1 Maj 2022 | 13:17

Në video-fjalimin e tij gjatë mesnatës, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski foli në rusisht për t’u kërkuar trupave ruse të mos luftojnë në Ukrainë, shkruan Sky News.

Zelenski tha se edhe gjeneralët e Moskës presin që mijëra trupa të tyre të vdesin. Ai tha se Rusia kishte humbur më shumë se 23.000 ushtarë në atë që ai e përshkroi si një “luftë të pakuptimtë”.

Presidenti ukrainas akuzoi Moskën për rekrutimin e ushtarëve të rinj me pak motivim dhe pak përvojë luftarake, në mënyrë që njësitë e shkatërruara në fillim të luftës të mund të hidhen përsëri në betejë.

“Çdo ushtar rus ende mund të shpëtojë jetën e tij. Është më mirë për ju të mbijetoni në Rusi sesa të vdisni në tokën tonë”, tha Zelenski.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të mërkurë se kërcënimet e fundit nga rebelët huthi të Jemenit, të...
14:49 | 23/07/2026

Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij

Kryebashkiaku i një qyteti në shtetin e Morelos, në Meksikën qendrore u vra të mërkurën nga persona të armatosur që hynë në ndërtesën e bashkisë. Vrasja erdhi...
14:08 | 23/07/2026

BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës

Google është gjobitur me një total prej 890 milionë eurosh nga BE për shkelje të ligjeve të konkurrencës online nga shërbimet e saj të kërkimit...
13:18 | 23/07/2026