Zelenski: Ukrainës i duhen 7 mld dollarë në muaj për të rimëkëmbur ekonominë

21 Prill 2022 | 22:40

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj për të kompensuar humbjet ekonomike të shkaktuara nga agresoni rus.

Gjatë një komunikimi virtual në një forum të Bankës Botërore, Zelenski tha se komuniteti global duhet të përjashtonte menjëherë Rusinë nga institucionet financiare.

Gjithashtu, ai u kërkoi të gjitha vendeve që të ndërprisnin marrëdhëniet me Moskën, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Zelenski nënvizoi se Rusia ka bllokuar eksportet e Ukrainës në Portin e Detit të Zi, duke ndikuar në sigurinë ushqimore në botë.

Ndërsa, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden njoftoi paketën e dytë të ndihmës prej 800 milion dollarësh për Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026