Zelensky akuzon Viktor Orban për tradhti ndaj Evropës në takimin e liderëve

18 Korrik 2024 | 16:01

Volodymyr Zelensky ka vënë në shënjestër kryeministrin hungarez, Viktor Orbán, duke e akuzuar atë për tradhti të liderëve të tjerë evropianë pas vizitës së fundit të Orban në Moskë.

Duke iu referuar fillimisht Putinit, Zelensky tha:

“Ai mund të përpiqet t’ju afrohet, ose të shkojë tek disa nga partnerët tuaj individualisht, duke u përpjekur t’ju tundojë ose t’ju bëjë presion për t’ju shantazhuar në mënyrë që njëri prej jush të tradhtojë të tjerët. Ne ruajmë unitetin tonë.”

Në një referencë të dukshme për vizitën e fundit të Orbanit për t’u takuar me Putinin në Moskë , ai shtoi:

“Nëse dikush në Evropë përpiqet të zgjidhë çështjet pas shpinës tonë, apo edhe në kurriz të dikujt tjetër, nëse dikush dëshiron të bëjë disa udhëtime në kryeqytetin e luftë për të folur – dhe ndoshta për të premtuar diçka kundër interesave tona të përbashkëta ose në kurriz të Ukrainës ose vendeve të tjera – atëherë pse duhet ta konsiderojmë një person të tillë?”

Këtë muaj, udhëheqësi hungarez udhëtoi në Moskë për atë që ai e cilësoi si “mision paqeje”, duke mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi me Putinin, veprim ky që në skeën politike europiane ka ngjallur debate.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026