Zelensky do të takohet me Trump-in për miratimin e raketave Tomahawk

14 Tetor 2025 | 08:50

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten, njoftoi një zyrtari i administratës ukrainase.

Trump e konfirmoi këtë takim ndërsa fliste me gazetarët në bordin e Air Force One në rrugën e kthimit nga Lindja e Mesme, të hënën. I pyetur nëse do ta presë Zelensky-n të premten, Trump u përgjigj: “Mendoj se po, po”.

Ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Olga Stefanishyna, konfirmoi gjithashtu se Trump e ftoi Zelensky në një takim këtë javë

Trump tha më herët të hënën se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë miratimin e raketave Tomahawk për Ukrainën, duke shtuar se ato do të ishin “një hap i ri agresioni” në luftën e saj kundër Rusisë. Sigurimi i raketave me rreze të gjatë veprimi do të shënonte një nivel të ri të mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën në luftë.

“Mund të mos e bëjmë, por mund ta bëjmë”, tha Trump në komente të veçanta për gazetarët në Air Force One. “Mendoj se është e përshtatshme ta përmendim – po, dua ta bëj. Dua ta shoh luftën të zgjidhur”, u shpreh ai.

Trump tha gjithashtu se ai dhe Zelensky diskutuan mundësinë e marrjes së raketave Tomahawk nga Ukraina në telefon gjatë fundjavës.

Ukraina teorikisht mund të përdorë raketat Tomahawk me rreze të gjatë veprimi për të goditur brenda Rusisë. Presidenti rus Vladimir Putin i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër furnizimit me armë, duke thënë këtë muaj se kjo do të ishte një “fazë cilësisht e re e përshkallëzimit, duke përfshirë edhe marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-së”.

Dmitry Medvedev, një zyrtar i lartë rus tha gjithashtu se dërgimi i raketave Tomahawk “mund të përfundojë keq për të gjithë, dhe para së gjithash, për vetë Trumpin”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026