Zelensky: Do t’u paraqesim evropianëve një plan armëpushimi brenda javës së ardhshme

27 Tetor 2025 | 14:56

Ukraina dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të punojnë së bashku gjatë 10 ditëve të ardhshme për të zhvilluar një plan armëpushimi. Kështu deklaroi, Presidenti Volodymyr Zelensky, këtë të hënë.

Zelensky tha se Ukraina synon të bëjë presion mbi Rusinë, ku po i kërkon qeverisë amerikane jo vetëm raketa Tomahawk, por edhe sisteme armësh të ngjashme që nuk kërkojnë trajnim afatgjatë.

“Një plan armëpushimi. Ne vendosëm të punojmë për të gjatë javës ose 10 ditëve të ardhshme”, tha presidenti ukrainas.

Lidhur me sanksionet, Zelensky tha se ato do të kishin një ndikim të rëndësishëm në Rusi, por vendi i tij ende ka nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi për të detyruar Vladimir Putinin të ecë përpara me bisedimet e paqes.

Zelensky i përshkroi dy javët e fundit si “të stuhishme”, pasi takimi i tij i parë me Trump-in më 17 tetor, gjatë të cilit presidenti amerikan refuzoi të miratonte vendosjen e raketave Tomahawk, u shndërrua në një përmbysje të mprehtë diplomatike.

Trump, më pas anuloi samitin me Putinin dhe njoftoi sanksionet e para kundër Rusisë. “Presidenti Trump është i shqetësuar për përshkallëzimin. Por mendoj se nëse nuk ka negociata, përshkallëzimi do të vijë gjithsesi. Nëse Putini nuk ndalet, diçka duhet ta ndalojë atë. Sanksionet janë një armë e tillë, por ne gjithashtu kemi nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi”, tha Zelensky.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë përfshiu diskutime të nxehta rreth kushteve të një marrëveshjeje të mundshme paqeje dhe dëshirës së Ukrainës për Tomahawk.

Zelensky e quajti atë “konstruktiv”, megjithëse “të vështirë”.

“Bisedat e mia me Presidentin Trump ishin për të ushtruar presion mbi Rusinë. Unë besoj se ai donte të ushtronte presion mbi ta, por pa mbyllur dritaren për diplomaci”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026