Zelensky emëron ish-ministren kanadeze të financave, Chrystia Freeland si këshilltare ekonomike në Ukrainë

6 Janar 2026 | 08:19

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka emëruar ish-ministren e financave të Kanadasë, Chrystia Freeland, si këshilltare për zhvillimin ekonomik. Zelenskyy shprehet se ky është një veprim që do të ndihmojë në forcimin e qëndresës së brendshme të kombit të shkatërruar nga lufta.

“Chrystia është shumë e aftë në këto çështje dhe ka përvojë të gjerë në tërheqjen e investimeve dhe zbatimin e transformimeve ekonomike”, shkroi ai.

Sipas tij Ukraina duhet të forcojë qëndrueshmërinë e saj të brendshme për të rimëkëmbur Ukrainën si dhe për të përforcuar mbrojtjen.

Ky veprim vjen në mes të një riorganizimi të madh qeveritar në Kiev, ndërsa Zelenskyy zëvendëson disa figura kyçe. Presidenti ukrainas emëroi kreun popullor të inteligjencës ushtarake, Kyrylo Budanov, si shefin e tij të ri të stafit javën e kaluar.

Zelenskyy ka emëruar gjithashtu një numër këshilltarësh të rinj, përfshirë Freeland, të cilët flasin ukrainisht dhe kanë lidhje të thella me vendin. Freeland ka kohë që mbështet idenë që Ukraina të realizojë potencialin e saj ekonomik, i cili sipas saj ka mbetur i parealizuar pjesërisht për shkak të lidhjeve të saj historike me Rusinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave

Gjermania ka regjistruar një rekord të ri temperaturash këtë të shtunë vetëm një ditë pasi regjistroi ditën e saj më të nxehtë ndonjëherë. Shërbimi Meteorologjik...
17:45 | 27/06/2026

Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një reagimi në ‘X’ ka mirëpritur marrëveshjen midis Izraelit dhe Libanit. Ajo shtoi se nuk mund...
17:17 | 27/06/2026

Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit

Akullnajat zvicerane pritet të humbasin një sasi të madhe akulli për shkak të valës së të nxehtit që po godet Evropën, sipas kreut të Monitorimit...
16:44 | 27/06/2026