Zelensky ftesë Trump: Ju lutem përpra çdo vendimi në negociata, hajdeni në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë homologut të tij amerikan, Donald Trump, që të vizitojë Ukrainën për të parë nga afër pasojat shkatërruese të agresionit rus dhe për të kuptuar më mirë realitetin në terren përpara se të ndërmarrë çdo hap diplomatik.
“Ju lutem, përpara çdo vendimi apo forme negociatash, ejani të shihni njerëzit, civilët, luftëtarët, spitalet, kishat, fëmijët e vrarë apo të dëmtuar,” tha Zelenskyy në një intervistë për emisionin “60 Minutes” në CBS. “Do të kuptoni me kë po bëni marrëveshje,” shtoi ai, duke iu referuar presidentit rus, Vladimir Putin.
Ftesa vjen pas një përplasjeje të ashpër në fund të shkurtit mes Zelenskyyt, Trumpit dhe Zëvendëspresidentit JD Vance në Shtëpinë e Bardhë. Vance kishte akuzuar Ukrainën për organizimin e “turneve propagandistike” për liderë të huaj, akuza që Zelenskyy i hodhi poshtë kategorikisht.
“Nëse Presidenti Trump vjen në Ukrainë, ne nuk do të përgatisim asgjë. Nuk do të jetë teatër. Mund të shkojë ku të dojë, në çdo qytet që ka qenë nën sulm,” theksoi ai.
Ndërkohë, Trump ka shprehur mbështetje për një përfundim të shpejtë të luftës përmes bisedimeve të drejtpërdrejta SHBA-Rusi. Uashingtoni ka zhvilluar gjithashtu diskutime me zyrtarë ukrainas mbi një armëpushim të mundshëm, ndërsa vendet evropiane po shqyrtojnë një prani ushtarake për të mbështetur një marrëveshje të mundshme.
Zelenskyy, megjithatë, u shpreh skeptik ndaj qëndrimeve ruse: “Putini nuk mund të besohet. Ia kam thënë Trumpit shumë herë. Ai kurrë nuk ka dashur të ndalë luftën, ai dëshiron të na shkatërrojë si popull dhe si shtet.”
Duke folur për ndjenjat e tij personale ndaj udhëheqësit rus, Zelenskyy deklaroi: “Unë ndiej 100 për qind urrejtje ndaj tij. Si mund të shohësh ndryshe një njeri që ka vrarë fëmijë dhe njerëzit tanë?”
Pavarësisht kësaj, ai theksoi nevojën për të kërkuar një zgjidhje: “Kjo nuk do të thotë që nuk duhet të punojmë për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.”
Zelenskyy e përshkroi paqen e drejtë si “ruajtje e plotë e sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës” dhe u zotua se do të rikthejë çdo territor të pushtuar nga Rusia. “Ne, pa asnjë dyshim, do të marrim mbrapsht atë që është e jona, sepse kurrë nuk e kemi humbur, rusët na e morën.”
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
- 10:50 Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 10:48 Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
- 10:42 Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian
- 10:19 Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit
- 10:19 Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
- 10:12 Robotët humanoidë zbresin në fushën e futbollit në RoboCup 2026