Zelensky i heq shtetësinë ukrainase aleatit të Putinit dhe 3 politikanëve të tjerë

11 Janar 2023 | 10:25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u hoqi nënshtetësinë ukrainase katër politikanëve, duke përfshirë edhe atij pro-Kremlinit, Viktor Medvedchuk.

Ky i fundit, u transferua në Rusi vitin e kaluar nga një marrëveshje me Ukrainën për shkëmbimin e të burgosurve, shkruan Reuters.

“Kam vendosur t’i heq shtetësinë katër personave: Andriy Leonidovych Derkach, Taras Romanovych Kozak, Renat Raveliyovych Kuzmin dhe Viktor Volodymyrovych Medvedchuk.

Nëse përfaqësuesit e zgjedhur të popullit zgjedhin të shërbejnë jo për popullin e Ukrainës, por për vrasësit që kanë ardhur në Ukrainë, veprimet tona do të jenë të përshtatshme”, tha Zelensky gjatë një adresimi në orët e vona të 10 janarit”, tha Zelensky.

Derkach, Kozak, Kuzmin, dhe Medvedchuk ishin zgjedhur deputetë në Parlamentin ukrainas, nga partia “Platforma Opozitare për Jetë”.

Kjo parti, aktualisht është e ndaluar në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026