Zelensky i kërkon G7-s të izolojë plotësisht Rusinë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalim në samitin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7), dhe u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bllokojnë sektorin rus të energjisë me sanksione tjera, për t’ia pamundësuar përfitimet financiare.
Në fjalimin e tij, ai ka thënë se Rusia duhet të izolohet plotësisht dhe të ndëshkohet.
“Rusia duhet të izolohet plotësisht dhe të ndëshkohet. Të ndëshkohet si në aspektin politik, ashtu edhe përmes sanksioneve”, ka thënë ai.
Përgjatë fjalimit të tij, Zelensky u ka bërë thirrje liderëve botërorë për më shumë mbrojtje ajrore që mundësojnë neutralizimin e sulmeve ajrore, duke thënë se kur Ukraina të pranojë sisteme të tilla “elementi kyç i terrorit rus, sulmet me raketa, nuk do të funksionojë më”.
Ai i ka bërë këto deklarata dy ditë pas sulmeve ajrore vdekjeprurëse të Rusisë nëpër qytetet ukrainase.
Si pasojë e sulmeve kanë vdekur të paktën 19 persona dhe qindra qyteza e fshatra kanë mbetur pa rrymë.
Sakaq, liderët e G7-s kanë dënuar sulmet e fundit të Rusisë dhe kanë thënë se do ta mbajnë përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin për to.
“Ne dënojmë këto sulme në nivelin më të lartë dhe rikujtojmë se sulmet pa dallim ndaj popullatës civile përbëjnë krime lufte”, është thënë në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lufta në Ukrainë/ Çfarë propozon plani i paqes i Elon Musk
- Lufta në Ukrainë/A mund të përdorë Rusia armë bërthamore taktike?
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid