Zelensky: Ka përparim të ngadaltë në kundërofensivën ukrainase, kjo s’është film…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pranuar se përparimi në fushëbetejë ka qenë “më i ngadaltë sa do të dëshironin”, disa javë pasi ka nisur ofensiva ushtarake e Ukrainës për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.
“Disa njerëz besojnë se ky është si një lloj film Hollywood-i dhe presin menjëherë rezultate. Nuk është”, tha ai për BBC.
“Jetët e njerëzve janë në rrezik”, shtoi ai.
Ukraina ka thënë se gjatë kundërofensivës ka rimarrë tetë fshatra në rajonin lindor të Zaporizhjës dhe në rajonin lindor të Donjeckut.
Zelensky tha se kundërofensiva nuk do të jetë e lehtë sepse 200.000 kilometra katrorë të territorit ukrainas janë minuar nga forcat ruse.
“Çfarëdo që mund të duan disa, përfshirë edhe përpjekjet për të na bërë presion, por me gjithë respektin, ne do të përparojmë në fushëbetejë në mënyrë që ne besojmë se është më e mirë”, shtoi Zelensky.
Ai ripërsëriti nevojën që Ukrainës t’i jepen garanci të sigurisë nga NATO, por shtoi se në fund qëllimi i shtetit të tij është anëtarësimi në aleancën ushtarake perëndimore.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, javën e kaluar e bëri të qartë se nuk ka plane për ofrimin e një ftese për Ukrainën në samitin e muajit të ardhshëm që mbahet në Lituani.
“Stoltenberg e di qëndrimin tim”, tha lideri ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë