Aksioni në MEK| Berisha thirrje OKB-së: Si vdiq ai? Nisni hetimin ndërkombëtar
Ish-kryeministri Sali berisha mbajti këtë të mërkurë një konferencë për media, ku u ndal tek aksioni i policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
Në fjalën e tij, Berisha atakoi Policinë e Shtetit duke e cilësuar aksionin si një bastisje. Ish-kryeministri i bëri thirrje OKB-së që të nisë një hetim ndërkombëtar në lidhje me vdekjen e një muxhahedini, gjatë tensioneve dhe përplasjeve me efektivët e policisë.
“Të gjitha këto kërkojnë një hetim, një hetim ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë një hetim nga OKB që i ka në mbikëqyrje.
Gjithashtu, autorët e dhunës duhet të dalin përpara gjyqit.
Si u vra ai që vdiq?
Ata që kanë thyer kocka të refugjatëve duhet të përballen me ligjin. Se thanë spraj, por spraji nuk thyen kocka.
Është e domosdoshme një hetim që të nxjerrë abuzuesit me të drejtat e njeriut.
Në njoftimin e DASH ka një element të rëndësishëm që vetë këta shkelin të drejtat e njeriut.
Kjo është absolutisht e rëndë. Edhe kjo duhet të jetë pjesë e hetimit të OKB-së. Nuk mund të përdoret kampi i strehimit për të dhunuar të drejtat e njerëzve të komunitetit; se ai nuk është kamp ushtarak, është kamp refugjatësh.
Ai duhet të jetë një kamp që respekton liritë dhe të drejtat e banorëve të kampit.
Pra këto janë problemi i një ngjarje që tronditi shoqërinë. Se janë njerëz që kanë një histori të gjatë, të dhimbshme.
Kanë edhe gabime në qëndrimet e tyre, por prapë kanë qëndruar për lirinë e vendit të tyre më së shumti dhe janë këtu si miq, refugjatë. Unë nuk kam qenë për kamp fare, por që të strehoheshin dhe të integroheshin.
Në atë kohë pati ksenofobë, por ata mund të integroheshin në shoqërinë shqiptare.
Ky variant u ndryshua nga kjo qeveri”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë