“Familja, armiku më i madh”| Ish-pjesëtari i muxhahedinëve: Pse u largova nga MEK

21 Qershor 2023 | 10:06

Rahimi, ish-pjesëtar i muxhahedinëve, tregoi në një intervistë për Euronews Albania arsyen pse u largua nga MEK pas 17 vitesh.

Ai rrëfeu se si brenda kampit nuk lejohej komunikimi me familjen dhe imponohej ideja se familja është armik.

“Kam qenë 17 vite pjesë e MEK-ut; kam 7 vjet që jam larguar. Kam ardhur në Shqipëri për t’u larguar. Arsyeja ime kryesore e largimit ka qenë sepse në kampin Ashraf nuk na lejohej asnjë komunikim me familjarët. Telefoni, kompjuterët kanë qenë të ndaluar. Familjarët i kam në Iran. Ka qenë dhunë psikologjike, çdo gjë me urdhra dhe detyrim. 17 vite interneti është përdorur vetëm për pjesën kibernetike. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që jam larguar,” – u shpreh Rahimi.

Sipas tij, operacioni policor dje ishte mëse normal; dhe nëse banorët e MEK-ut nuk do të kishin asgjë për të fshehur, nuk kishte pse të reagohej në atë mënyrë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026