Zelensky: Në Tiranë takova kryeministrin e Kroacisë, e vlerësoj mbështetjen

28 Shkurt 2024 | 17:47

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar me anë të një postimi në platformën “X” lidhur me takimin e zhvilluar me kryeministrin kroat në Tiranë. Ai shkruan se e vlerëson mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO.

Gjithashtu Zelensky shprehet se me Andrej Plenkovic ka biseduar edhe perspektivat për një Forum të Industrisë së Mbrojtjes Ukrainë-Ballkan.

“Në Tiranë u takova me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic. I shpreha mirënjohjen për ndihmën e Kroacisë për vendin dhe popullin tonë, duke përfshirë çminimin humanitar dhe rehabilitimin e ushtarëve dhe fëmijëve ukrainas.

Ne diskutuam perspektivat për një Forum të Industrisë së Mbrojtjes Ukrainë-Ballkan dhe ramë dakord të lehtësojmë bashkëpunimin midis kompanive të mbrojtjes ukrainase dhe kroate në fushat e çminimit, pajisjeve të shpëtimit dhe prodhimit të dronëve. Unë vlerësoj mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Ukrainës në BE dhe NATO. Ne diskutuam gjithashtu çështjet aktuale të sigurisë rajonale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026