Zelensky: Luftën e filloi një person i vetëm, paqen duhet ta vëmë të gjithë bashkë
Në Tiranë u mbajt sot Samiti për Ukrainën ku pjesëmarrës janë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama pas samitit, presidenti Zelensky shprehu mirënjohjen për të personalisht dhe kombin shqiptar për mbështetjen e gjithanshme ndaj Ukrainës.
Ai u shpreh se Ukraina dhe Evropa juglindore duhet të jenë bashkë për t’i siguruar stabilitet rajonit.
“Ne natyrisht mbështesim dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por edhe ju duhet të na mbështesni në rrugëtimi tonë. Faleminderit për bashkëpunimin dhe vullnetin për këtë samit. Ukraina dhe Evropa juglindore duhet të bashkëpunojnë, duhet të merrni pjesë në samitin global të paqes. Luftën e filloi një person i vetëm, paqen duhet të vëmë të gjithë së bashku”, tha Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë