Trupa të NATO në Ukrainë? Zelensky: Duam veprime tani, po përballemi me Hitlerin II
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama pas samitit për Ukrainën, presidenti Volodimir Zelensky u pyet lidhur me sugjerimin e presidentit të Francës Emanuel Macron për mundësinë e dërgimit të trupave të NATO në Ukrainë.
Zelenski u shpreh se kishte pasur një takim shumë të mirë nga Macron, i cili siç tha kishte një sërë nismash shumë të mirë për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës.
Ai theksoi se Ukrainës i duhet të mbijetojë përballë një vrasësi siç është Putin, që e cilësoi Hitleri i dytë, ndaj për këtë ka nevojë për vendime konkrete dhe në kohë.
“Kam pasur një takim shumë të mirë me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma. Jo një nismë, por shumë dhe do të flas për të gjitha ato, koalicioni për artilerinë. Gjëra shumë konkrete. Ne duhet të mbrohemi dhe kjo do të thotë që duhet të kemi vendime konkrete. Ne na duhet që të mbijetojmë, kjo do të thotë që gjithçka, çdo lloj ndihme duhet të na arrijë në kohë. Kjo është nisma më e mirë e të gjithave, që të na i sillni armatimet në kohë. Nëse është marrë vendimi që do na mbështesni, nëse do fitojmë apo jo kjo varet nga kjo pikë. Të gjithë ne duhet të përballemi me një vrasës. Hitleri 2, nëse po flasim për Netflix. Është një rrezik i madh që i kanoset jetës sonë, të gjithë duhet të përgatitemi që të jemi të fortë, për hapat e tjerë që do marrë Putin. Nëse nuk e bëjmë këtë ose nëse duam që ai mos t’ia dalë mbanë ne duhet të përgatitemi për luftë, me armatime. Ne dua të jemi të fortë, ne Putin do ta mundim”, tha Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zelensky nga Tirana: Rusia nuk do të ndalet vetëm në Ukrainë, vendet që rrezikojnë
- Zelensky: Luftën e filloi një person i vetëm, paqen duhet ta vëmë të gjithë bashkë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë